Lajme
Vrasja e Kacifas në Bularat/ Autoritetet greke hapin hetimet

Autoritetet greke hapin hetimet për vrasjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas.
Media greke “zougla.gr”, raporton se prokurori Publik Konstantinos Simitzoglou është duke ndjekur penalisht rastin e Kacifas, i cili mbeti viktimë më 28 tetor të 2018.
Oficeri i mjekësisë ligjore tani do të thirret për të përcaktuar shkaqet e vrasjes së të riut.
Prokurori i shtetit fqinj ka marrë urdhër nga Shefi i Prokurorisë Publike Vangelis Ioannides për të hetuar rrethanat e vdekjes së Kacifas pasi kishte marrë dëshmi dhe prova të dërguara nga Prokuroria shqiptare.
Gjithashtu Simitzoglou ka marë edhe dëshminë e familjarëve të minoritarit, ndërkohë media greke shkruan se hetuesi do të kërkojë nga autoritetet shqiptare informacione për policët e përfshirë në operacion./ CNA.al



















