Connect with us

Kosovë

‘Vonesa e krijimit të institucioneve mund të sjellë migrim’

Publikuar

Viti 2019 po mbyllet pa arritjen e krijimit të rrethanave të qëndrueshme ekonomike ku periudha e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe tani situate aktuale politike në vend pa formim të institucioneve, kanë ndikuar negativisht në të bërit biznes. Kështu vlerësojnë Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane e Kosovës, sipas së cilave vonesa e krijimit të institucioneve mund të sjellë edhe migrim në Kosovë.

Drejtuesit e odave ekonomike në Kosovë kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të institucioneve, që siç janë shprehur ata, në fillim të vitit të ardhshëm të jetë një qeveri funksionale me të cilën mund të bisedojnë për ekonominë.

Drejtori i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, në një konferencë për media, tha se periudha e mos-krijimit të institucioneve, është një arsye shtesë që ka ndikuar negativisht në konfidencën e të bërit biznes, nisur nga kompanitë vendore, e pastaj është përçuar edhe sinjal negative në investitorët e huaj.

“Vonesa e krijimit të institucioneve është me dëme të pariparueshme për ekonominë dhe mund të krijojë nga kjo që kemi rritje ekonomikë mund të kalojë në diçka që është jo vetëm regres por edhe problematike pastaj edhe në kuptim të mbajtjes së njerëzve këtu, mund të rezultojë në migrim dhe pasoja në komplet strukturën e vendit. Andaj ne duam të besojmë që politikanët  do  të jenë të arsyeshëm dhe në fillim të vitit të kemi një qeveri funksionale me të cilën mund të bisedojmë për atë që është me rendësi për ne, ekonomia dhe sektori privat si bartës i zhvillimit ekonomik të vendit”, tha ai.

Sipas tij, ajo që po ashtu ka ndikuar është edhe periudha paraprake e ngarkuar me temën e dialogut e me tema të tjera që sipas tij kanë më shumë një ngjyrim të politikave ditore e të garës së ngushtë mes partive politike.

Këto tha Rukiqi, e kanë penguar edhe reformën në politika fiskale e në politika ekonomike dhe ka rezultuar me ngecje të shumë investimeve.

“Po e mbyllim vitin 2019 dhe nuk kemi arritur të krijojmë rrethana të qëndrueshme ekonomike , jo 4%, jo 4.5 por te shkojmë edhe tutje në 7 e 8 me investimet private të kompanive tona dhe kompanive tjera që mund të jenë investitorë seriozë nga vendet e tjera, sidomos në sektorët që kanë potencial të caktuar”, tha ai.

E Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane tha se gjatë vitit 2019 nuk ka pasur të arritur të madhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

“Është për keqardhje që ky fundvit kur nxjerrën bilancet ofshin ato pozitive, ose të tjera, nuk është një mundësi e mirë për të folur, për të dhënë e prezantuar këtu rezultatet pozitive për atë që është promovuar si vit i zhvillimit ekonomik nga ana e Qeverisë së Kosovës…. Ajo që po ashtu është për keqardhje është që edhe në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja direkte nuk është se kemi pasur ndonjë të arritur shume të madhe në vitin 2019, ndoshta kanë dy tre raste krejt kjo më e fundit kontrata e cila është nënshkruar së fundmi për financimin e ndërtimit të impiantit të ri për gjenerimin e energjisë elektrike nga burimet alternative”, tha ai.

Në këtë konferencë, si pengesë u theksua edhe mungesa e sigurisë juridike, dhe paparashikueshmëria, ku sipas Rukiqit, askush nuk është i gatshëm të hyjë në një ambient të paparashikueshëm ku një qeveri ose parlament mund të sjellë vendime të pa menduara që mund të kenë pastaj pasoja në tërë ekonominë e vendit.

Ndërsa për ligjin e pagave, ai tha se është i duhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë theksoi se në vitin 2020, ky ligj do të duhej të merrte parasysh kontekstin ekonomik nëpër të cilin janë duke kaluar.

 

Maqedoni39 minutes ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni40 minutes ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë40 minutes ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni42 minutes ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri47 minutes ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë2 hours ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED2 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri2 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED3 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni3 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni3 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK