Kosovë
Vjosa Osmani nuk merr pjesë në takimin mes Mustafës dhe delegacionit gjerman

Kandidatja për kryeministre njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani, nuk ka qenë e pranishme në takimin që nisi në orët e para të mëngjesit, ku i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u takua me dy anëtarët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt.
Osmani është parë duke hyrë në Selinë Qendrore të LDK-së, pas përfundimit të takimit.
Kujtojmë që delegacioni gjerman do të takohet edhe me kreun e LVV-së, Albin Kurtin.
Këto takime po zhvillohen pas betonimit të marrëveshjes në mes LDK-së dhe LVV-së, shkruan periskopi.
Çështja e cila të dy partitë thonë se nuk po mund të merren vesh është posti i Presidentit.




















