Lajme
“Viktima e regjimit”, Ramkovski: Vetëm varri është më i keq se burgu (Video)

Vetëm varri është më i keq se burgu. Vetëm ai që e ka përjetuar dhe mbijetuar. Ai nuk mund të jetë njeriu i njejtë. Ai nuk mundet jetën ta shohë në të njejtën mënyrë. Nuk ka mundësi teorike.
Kështu rrëfen biznesmeni Velija Ramkovski, për kohën e kaluar, siç e quan, në burgun e regjimit.
Pronari i televizionit A1 i kujtohet se e ka pasur të ndaluar të shihet me vajzën e saj e cila gjithashtu ka qenë në burg. Është gëzuar kur ka pasur seanca gjyqësore sepse vetëm aty ka mundur të shohë familjen e tij.
Periudhën e njëjtë e rikujton edhe Lidija Llazova, e cila së bashku me 86 të punësuar të tjerë në pikëpagesat rrugore janë arrestuar, e më pas janë dënuar në rastin “Kalldrëmi”. Në paraburgim në Manastir ka kaluar 93 ditë.
Në tribunën e organizuar nga Civil, mori pjesë edhe deputetja Frosina Remenski, e cila tha se regjimi ka mbetur vetëm në fjalor.
Për problemet dhe sundimin e Gruevskit, folën edhe Pavle Bogoevski, Tomisllav Kezharovski dhe Lube Boshkovski./TV21/

















