Kosovë
Veseli tallet me VV-në: Paaftësinë për koalicion me LDK-në po e mbulojnë me ‘Syrin e Popullit’

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka folur për seancën konstituive që do të mbahet më 26 dhjetor. Ai ka thënë se paaftësia e Vetëvendosjes për të mbajtur premtimin para qytetarëve të vendit, po tenton ta mbulojë me ‘Syrin e Popullit’.
“Syri i Popullit nuk është dicka fiktive, është dicka që ka ndodhur, ka djegie të makinave, ka sulme të eskortës së kryeministrit, ka sulme të familjeve të eksponentëve që kanë qenë gjatë këtyre viteve të cilat i kanë bërë Syrit të Popullit”, ka thënë Veseli.
“Unë jam deputet në Kuvendin e Kosovës, jam i zgjedhur, falënderues për këtë. Paaftësia për të ndërtuar koalicionin qeveritar me këtë improvizimin i cili është për këtë aspektin e Syrit të Popullit është një tentativë e dyfishtë, pra është paaftësia për të mbajtur premtimet që kanë pasur para popullit”, ka thënë Veseli.
Ai ka folur edhe për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës që do mbahet më 26 dhjetor.
“Me datën 26 në orën 15:00 do të kemi seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit, janë përcaktuar kornizat e mbledhjes së seancës konstituive. Do të kemi një epokë të re politike, PDK do të jetë opozitë, shpresojmë se shumë shpejt do të kemi konstituuimin edhe të organeve tjera në mënyrë që të ecim shpejt në orientimin tonë euroatlantik. Unë besoj në zotin, besoj në kombin tim, tjerat pak më bëjnë përshtypje, PDK do të jetë opozitë, Kosova duhet me ecë përpara nuk kemi luks dhe presim seriozitet që institucionet të krijohen sa më shpejt”, ka thënë Veseli, shkruan Periskopi.
? Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Drejtpërdrejt)
Gepostet von Periskopi am Mittwoch, 18. Dezember 2019






















