Shëndetësi
Veganët duhet të marrin sasinë nevojshme të B12-ës

Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit që ushqehen me dietë vegane vegan duhet të sigurohen që të marrin mjaftueshëm vitaminën B12 – sepse rreziku i mungesës nuk është “një mit”.
Dieta është përgjithësisht e pasur me fibra dhe e ulët në kolesterol, por disa lëndë ushqyese janë më të vështira për t’u marrë sa duhet – përfshirë B12.
Shoqëria Vegan tha që kjo vitaminë është në dispozicion në shtesa ose ushqime të fortifikuara.
Gjendet në mish, peshk, vezë dhe produkte të qumështit, por jo në fruta, perime ose kokrra – kështu që ata që hanë dietë vegane këshillohen të hanë ushqime të fortifikuara, si drithëra, ose të marrin suplemente.
Mungesa e B12 mund të çojë në dëmtimin e nervave.





















