Connect with us

Sport

Vedat Muriqi rikthehet fuqishëm, asiston dhe shënon gol të bukur për Fenerbahcen (VIDEO)

Publikuar

Vedat Muriqi ka lënë pas dëmtimin e pësuar në muajin nëntor dhe është rikthyer në fushën e lojës duke shënuar gol.

Sulmuesi i Dardanëve shënoi golin e tretë për Fenerbahcen ndaj Istanbulspor AS në Kupën e Turqisë. Muriqi u dëmtua në fillim të muajit nëntor, ku humbi edhe dy ndeshjet eliminatore të Kosovës, atë ndaj Rep. Çeke dhe atë ndaj Anglisë.

Ndërsa sot u rikthye në fushë ku asistoi për golin e dytë dhe shënoi vetë të tretin. /CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK