Connect with us

Shëndetësi

“Vdekjet nga fruthi tronditëse dhe tragjike”

Publikuar

Më shumë se 140,000 persona kanë vdekur nga fruthi vitin e kaluar ndërsa numri i rasteve në të gjithë botën po vazhdon të rritet, sugjerojnë vlerësimet zyrtare.

Shumica e personave që vdiqën nga ky infeksion ishin fëmijë të moshës nën pesë vjeç.

Situata është përshkruar nga ekspertët e shëndetit si tronditëse, zemëruese, tragjike dhe lehtësisht e parandalueshme me vaksina.

Progres i madh është bërë që nga viti 2000, por ekziston shqetësimi se rastet e fruthit tani po rritet.

Në vitin 2018, Mbretëria e Bashkuar – së bashku me Shqipërinë, Republikën Çeke dhe Greqinë, humbën statusin e vendeve që kishin fruthin e eliminuar.

Viti 2019 mund të ishte edhe më i keq.

SHBA-ja po raporton numrin më të madh të rasteve të fruthit për 25 vjet, ndërsa ka shpërthime të mëdha në Republikën Demokratike të Kongos, Madagaskarit dhe Ukrainës.

Samoa në rajonin e paqësorit ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe familjet e pa vaksinuara po varin flamuj të kuq jashtë shtëpive të tyre për të ndihmuar ekipet mjekësore t’i gjejnë ato.

NA NDIQ NË FACEBOOK