Connect with us

Sport

Valverde: Nuk ka ndeshje të vëshitra, Messi ‘rrëmbeu’ lojën

Publikuar

Barcelona shënoi një fitore bindëse në ‘Camp Nou’, me rezultatin 4:1, në një ndeshje ku si zakonisht shkëlqeu Lionel Messi.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Valverde, ka dhënë disa komente pozitive për Messin, si dhe një mini-analizë për ndeshjen.

“Nuk ka ndeshje të lehta. Messi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm, dhe nga ajo pikë ne morëm lojën” ka thënë fillimisht Valverde, transmeton lajmi.net.

“Griezmann po përmirësohet dita-ditës, ai është afër shokëve të skuadrës. Në fillim ai lëvizste shumë, ishte çështje qetësie sepse ne lëvizim topin deri sa të gjejmë hapësirën e duhur” ka thënë tutje trajneri.

Me golin e shënuar sot ndaj Alaves, Messi ka shënuar golin e 50-të këtë vit kalendarik. Barca do ta mbyll vitin 2019 si lidere e La Liga. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK