Connect with us

Sport

Valverde befason me deklaratën pas fitores ndaj Inter

Publikuar

më

Skuadra katalanase fitoi ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Zikaltërve pavarësisht se u fut në fushë me një formacion të përgjysmuar, duke eliminuar ata nga Liga e Kampionëve.

“Në minutat e para ata na bënë një presing të mirë, dhe nuk na lanë që të luajmë”, deklaroi trajneri i katalunasve.

“Më pas, e nxorrëm mirë topin. Ata ishin nervozë sepse goli që mund t’i kualifikonte nuk po arrinte, dhe në fund ishim ne ata që fituam”.

Mendoj se Interi e kishte nivelin për të vijuar në Champions, bënë ndeshje shumë të mira në grup, por ata ishin nervozë për golin, dhe besoj se kjo luajti një rol të rëndësishëm”, shtoi ai. /Lajmi.net/ 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK