Kosovë
Valon Syla: VV-ja është një adoleshente që po udhëheqet nga epshi politik

Valon Syla analist politikë ka komentuar pengesat e LDK e VV-së rreth një marrëveshjeje.
Syla tha se VV-ja është një adoleshente politike, përcjell Periskopi
Siç thekson ai VV-ja i ka krijuar komoditetin LDK-së për të kërkuar poste të ndryshme.
Syla tha se ky është vetëm fillimi me VV-në sepse sipas tij kemi ende për të parë.
“Mendoj që është pak e hershme se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje çështja kthehet te presidenti që ta zgjedh mandatin e dytë. Jemi tuj e pa një kohë të gjatë një VV adoleshente që udhëheqetë nga epshi politik. Ajo që po e shohim tash është vetëm një pjesë e qeverisë, sepse kemi me ende për të parë realitetin e tyre. Vetë fakti që VV-ja ka shprehur që nuk do të shkoj me askënd tjetër veç me LDK-ën, u jep hapësirë kësaj partie me kërku çkado.”, tha Syla në “Debat Plus”/Periskopi





















