Connect with us

Lajme

Ushtarët dhe policët nderohen në “Air Albania Stadium”

Publikuar

Vetëm pak javë më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që pas vetes la 51 viktima, qindra të lënduar si edhe shumë dëme materiale.

Në shenjë solidarizimi, tifozët e pranishëm ishin dëshmitarë të një marshimi të ushtrisë, efektivëve të policisë dhe forcave të Emergjencës Civile.

Që të gjithë këto struktura u bënë bashkë dhe marshuan në ambientet e “Air Albania Stadium” në nderim të viktimave dhe personave të prekur nga tërmeti, shkruan Top Channel.

Jo vetëm futboll, jo vetëm emocion dhe spektakël, derbi Partizani-Tirana përmban në brendësi të saj edhe aspektin dhe ndjenjat njerëzore.

“Partizani” ka vendosur që gjysma e të ardhurave të siguruara nga shitja e biletave për këtë ndeshje të shkojnë në drejtim të personave të prekur nga tërmeti.

Dhe futbolli po mundohet të kontribuojë në këto ditë të vështira që po kalojnë Shqiptarët.