Connect with us

Lajme

U shpall sportisti më i paguar i dekadës, Mayweather i bën dhuratë speciale vetes

Publikuar

më

Floyd Mayweather u shpall si sportisti më i paguar i dekadës, duke grumbulluar 915 milionë dollarë të ardhura gjatë kësaj kohe.

E kaluara na ka mësuar se boksieri është shumë dorëlëshuar për sa i përket parave, ku një pjesë e tyre shkojnë nëpër kazinotë e Las Vegasit, dhe gjithashtu për aksesorë të ndryshëm.

Ndërsa ditën e djeshme, amerikani, i ka dhuruar vetës një “bishë” të rrugëve, teksa ka shpenzuar shifra të mëdha për “Bentley Continental GT Mulliner 2020”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, 42- ka pohuar se ka shpenzuar për makinën e tij të re.

“Dhuratë për veten time … Bentley Continental GT Mulliner i ri 2020,” shkruan Mayweather.

Bentley i vitit 2020 vlerësohet në treg me rreth 300 mijë euro, shifër e papërfillshme për një kampion si Mayweather.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK