Kulturë
“U rrahën në mes të natës për një djalë”, Kejvina Kthella flet për sherrin e bujshëm: Secila në hesapin e saj

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella ka qenë së fundmi një prej emrave më të përfolur të medias rozë, për shkak të sherrit të bujshëm me Françeska Jaçen për një çantë, dhe për një tjetër sherr me dy vazjat Alesia Bamin dhe Einxhëll Shkirën për një djalë.
Teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘E Diell’ në Top Channel, Kejvina ka folur edhe për sherrin e përfolur tej mase në media, me Françeskën.
Sipas saj fakti që sherri i tyre u bë kaq i bujshëm, është për shkak se vajzat në fjalë janë pjesë e personazheve publike.
“Nuk jam e vetmja! Të gjithë kemi miqësi që kanë mbaruar. Thjesht më është bërë shumë e famshme kjo gjë meqë gocat që unë jam shoqëruar kanë qenë të gjitha goca televizioni”.
E pyetur në studio sesi janë raportet sot me vajzat, ajo është shprehur: Kemi menduar që secila të rrijë ne hesapin e saj.
Medohet që dyshja është përfshirë në këtë sherr për shkak të një çante të shtrenjtë, ku mendohet që Kejvina ia ka hedhur poshtë Françeskës, ndërsa në lidhje me sherrin e trefishtë, ngjarja ndodhi disa javë më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.
















