Connect with us

Lajme

U largua nga detyra disa muaj më parë, ndahet nga jeta papritur Prokurori i Tiranës

Publikuar

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e prokurorit Prifti.

Ata kanë dhënë edhe detaje lidhur me ceremoninë e lamtumirës.

Më 25 prill të këtij viti Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi mbarimin e statusit të prokurorit për Priftin për efekt të mbushjes së moshës për pension pleqërie.