Lajme
U arrestua para ndeshjes Shqipëri-Izrael, Krimet e Rënda kërkojnë pushimin e çështjes për Ergys Faslian

Prokuroria e Krimeve të Rënda pak para shkrirjes ka kërkuar pushimin e çështjes për shkodranin Ergys Faslia, i cili u akuzua si pjesë e organizatës terroriste dhe u arrestua para ndeshjes Shqipëri – Izrael, 2 vite më parë.
Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit, ish-prokurori i cështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit, si pasojë e mungesës së provave nga arrest në burg në arrest shtëpie, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në arrest shtëpi, tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim të dy shkodranëve, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Në nëntor të 2017-s, 4 persona, dy prej të cilëve shkodranë dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës, pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.




















