Connect with us

Sport

Tyson nuk e kursen Wilderin: Duhet luftuar me djemtë e fortë, rekordi i tij tregon se boksi nuk është i njëjti

Publikuar

Wilder, aktualisht kampion i WBC, ditë më parë nuk kishte hezituar të thotë se do ta mundte Mike Tyson në një ndeshje boksi, në kohën e tij më të mirë.

Tyson nuk ka komentuar ato deklarata, megjithatë ka shprehur besimin se rekordi i Wilder pa humbje është ‘i rremë’, pasi ‘bomberi i bronztë’ lufton me djemtë e dobët.

“Dëgjoni, jam i sigurt se këta janë boksierë të mirë. Por ata nuk po luftojnë secilin. Të gjithë luftëtarët e mirë nuk po luftojnë me njëri tjetrin. Wilder, ai po nokauton të gjithë, por e dini.. ai nuk ka luftuar me një të vlerësuar akoma. Ai duhej të luftonte me një luftëtarë të vërtetë si Klitschko, por ai luftoi me zotëriun nga Haiti, Bermane Stiverne” ka thënë Tyson për ‘World Sport’, transmeton lajmi.net.

“Ai duhet të luftojë me konkurrues. Nuk them se ai është boksier i keq. Dhe boksierët nuk janë të barazuar, dhe nëse ata nuk duan të boksojnë me djemtë që besojnë se i shtyjnë të përmirësojnë veten, atëherë ata nuk kanë besim në aftësitë e tyre.”

“Ai nuk duhet të turpërojë djemtë që dihet fituesi para fillimit të duelit. Nuk është boksi ky” ka shtuar Tyson.

Mike Tyson, 53 vjeç, ka kritikuar stilin e boksit për të ruajtur rekordet pa humbje, duke shmangur duelet me rivalët e vërtetë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK