Sport
Trajneri i legjendar i Milanit: Ancelotti për herë të parë nuk më pyeti asgjë dhe gaboi

Trajneri italian u shkarkuar pasi kaloi Napolin në 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Ai u pasua nga ish lojtari i tij te Milan, Gennaro Gattuso.
Shumë njohës të sportit u befasuan kur Ancelotti në qershor të vitit 2018 mori drejtimin e Napolit. Një nga ata ishte edhe mësuesi i tij i futbollit, Arrigo Sacchi.
Sacchi beson se Ancelotti, i cili tani është në bisedime me Evertonin, ka bërë gabim kur ka pranuar ofertën e Napolit.
“Unë do t’i thoja të mos shkonte atje”, ka deklaruar Sacchi, përcjell lajmi.net.
“Kur mori drejtimin e Napolit, ishte hera e parë në karrierën e tij që ai nuk më kishte pyetur asgjë. Dhe kjo është gjë e mirë sepse unë do t’i thoja të mos shkonte atje”.
“Unë mendoj se ai gaboi. Arsyeja është se Maurizio Sarri ka bërë një punë fantastike te Napoli për tre vjet dhe vetëm disa mund ta kuptojnë atë”, përfundoi trajneri legjendar italian./Lajmi.net/






















