Connect with us

Lajme

Trafikoi 613 kg kokainë, shtyhet seanca ndaj Arbër Çekaj/ “Nuk dua të vazhdoj me prokurorin…”

Publikuar

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj Arbër Çekaj, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve.

Në seancën e sotme, Gjykata do të njihej me pretendimet e palës mbrojtëse.

Në seancën e sotme gjyqësore, Çekaj ka deklaruar se nuk do që çështja e tij të vazhdojë me Prokurorin Edvin Kondilli.

“Nuk dua të vazhdoj çështja me prokurorin Edvin Kondillin. Kam paraqitur kallëzim për prokurorin dhe oficeren e Policisë Gjyqësore”, mësohet të ketë thënë Arbër Çekaj.
Dy ditë më parë ai kallëzoi penalisht prokurorin Ervin Kondilli, me pretendimin se kishte falsifikuar sistemin TIMS.

Në seancën e fundit, atë të pretencës, Prokuroia ka kërkuar 21 vite burg për Çekajn.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.

Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg.

Seanca e rradhës është vendosur të zhvillohet më 8 janar, ndërkohë që para krijimit të Gjykatës Speciale, dosja në ngarkim të Çekajt ishte te Krimet e Rënda.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK