Kulturë
“Ti bën biznes, unë bëj humor”, Ermali i përgjigjet ashpër Besit

Gjithçka nisi nga një fjali e aktorit të humorit, Bes Kallakut, teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan”.
Ai u shpreh se Ermal Mamaqi bën biznes me filmat e tij, ndërsa ai vetë i bën për pasion.
Më tej ai krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke u shprehur se “për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona”.
Pas kësaj deklarate, Enca reagoi ashpër në rrjete sociale dhe pas saj edhe Ermal Mamaqi.
“???
Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?
E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.
2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave.
Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë.






















