Kosovë
Terrohet sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë

Sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë është terruar papritmas në orët e mesditës pas ndaljes së energjisë elektrike.
Zakonisht, sheshi është zona më e ndriçuar në Prishtinë, për më tepër në këtë kohë kur janë bërë edhe dekorimet e vitit të ri e që përfshijnë shumë drita të ndryshme.
Kjo ka bërë që disa lexues të Periskopit të dërgojnë disa fotografi që ilustrojnë terrin në shesh, e që duket mjaft i frikshëm në këtë orë të pasditës.
Nuk dihet nëse kjo ndalje e energjisë elektrike është pasojë e ndonjë reduktimi, apo thjesht ka pasur ndonjë prishje në afërsi të zonës.
Me probleme me rrymën janë përballur gjatë natës së mbrëmshme edhe banorët e Fushë Kosovës, të cilët janë ankuar se kanë qenë të privuar nga energjia elektrike për gati tri orë. /Periskopi
![]()
![]()
![]()





















