Kosovë
Tërmeti/ Rama ashpërson tonet ndaj Veliajt: Mos më trego mua, nesër në 4:30 dil dhe lyej shtëpitë (Video)

Kryeministri Edi Rama ka qenë sërish mjaft kritik ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe punës së bashkisë së Tiranës.
Ndërsa po vizitonin një pallat të ndërtuar, Veliaj po i shpjegonte Ramës punët që janë bërë nga bashkia dhe angazhimet që janë marrë, por përgjigja e kryeministrit ka qenë mjaft e ashpër.
Rama i ka kërkuar Veliaj që jo vetëm punonjësit por edhe ai vetë personalisht të marrë furçën dhe të lyej pallatet.
Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve:
Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?
Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…
Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.
Biseda në shtëpi:
Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.
Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.
Erion Veliaj: Ok.
Replikat në minutat: 11:15 dhe 24:24
#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Tiranë – Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen?Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja??Deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me: • 1 milionë lekē të reja në dorë• Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat?• Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj?• Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve?• Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe?Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut?https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 1. Dezember 2019















