Connect with us

Kosovë

Të martën pritet të ketë borë edhe në viset e ulëta, këto janë temperaturat

Publikuar

Të martën reshjet e para të borës do të bien edhe në Kosovë.

Ditën e martë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi rajon, që do të sjellë reshje bore edhe në vise të ulëta. Me kalimin e frontit, nga dita e mërkurë do të shtrihen zona anticiklonike, të cilat do të sjellin kushte për mot të kthjellët, mirëpo masat e ftohta ajrore që do të depërtojnë, do të mbajnë temperaturat e ulëta, me ngrica në mëngjes, e gjatë ditës maksimalet do të luhaten rreth vlerave mesatare, njofton Prishtina Weather.

Vlerat e cilësisë së ajrit që sot u sollën rreth vlerave mesatare dhe të mira, sonte pritet të rriten edhe në të pashëndetshme. Ditën e martë me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet, do të zbresin sërish në vlera mesatare. Nga dita e mërkurë me shtrirjen e anticiklonit mbi rajon, pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, që do të kalojë edhe në vlera të pashëndetshme.

Ditët tjera

2.12 – Kryesisht vranët. Në mëngjes ngrica, e ditën më butë. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu

3.12 – Ftohtë. Herët në mëngjes reshje shiu dhe bore, që më pas do të shndërrohen në reshje bore. Ditën vende-vende vazhdojnë reshjet e borës. Deri në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet pushojnë.

4.12 – Ftohtë dhe me ngrica në mëngjes. Paradite pjesërisht vranët, e ditën priten kthjellime dhe intervale me diell.

5.12-6.12 – Të enjten ftohtë dhe me grica në mëngjes, ditën kryesisht me diell. Të premten pas mëngjesit me ngrica, ditën pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit të martën do të pësojnë rënie të lehtë edhe nën vlera mesatare, e më pas do të rriten gradualisht. Minimalet do të zbresin nga -2C dhe 0C, deri në -5C, e maksimalet ditën e hënë do të rriten deri në +8C, e ditën e martë do të zbresin në +2C.

Të hënën do të fryejë erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s, e nga dita e martë erë mesatare nga verilindja 4-8m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK