Kosovë
Tahiri: E padrejtë të zbulohet tani emri i presidentit

Politologu Ramush Tahiri ka thënë se do të ishte e padrejtë sikur tash të zbulohej emri i presidentit të ri, një vit e gjysmë para zgjedhjes.
“LDK-ja e ka keq sepse po dëshiron ta detyrojë VV-në me shkel Kushtetutën e me na tregu se më me rëndësi është marrëveshja partiake sesa posti i presidentit. Nëse një president zgjidhet me parti, një parti lideriste e udhëheq shtetin. Nëse sot e qet një emër për president, që do të jetë kandidat i LDK-së, jam president në hije e s’e Thaçin s’e bë hesap kurrkush e fillojnë me e blloku si institucion. Kjo është e padrejtë. Një person që është gjallë s’mund t’ia caktosh një zëvendës. Edhe në Monarki është një rend”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Tahiri thotë edhe pse LDK dhe VV kanë thënë se janë të përafërta tek ta shihet një jo pajtueshmëri.
“Duhet të konsummohet ky skenar, po thojnë që janë të përafërta, por të pa pajtueshme”, u shpreh ai në Rubikon të KTV’së./Periskopi/






















