Kosovë
Surroi e quan “hallakamë” bamirësinë për Shqipërinë: Ka ardhur koha që ta ndihmojmë veten

Publicistja Flaka Surroi ka përgatitur një kolumnë të re që u botua në mëngjesin e sotëm në portalin e saj, e ku tematizohet çështja e tërmetit dhe ajo e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga KQZ-ja.
Zonja Surroi ka kritikuar shtetin shqiptar dhe qeveritë shqiptare për cilësinë e ndërtimeve në atë vend, shumë prej të cilave u rrënuan pas tërmetit të fuqishëm të së martës së kaluar.
Ajo madje e quan me fat Shqipërinë, që numri i viktimave nuk ishte më i madh se 52, përcjell Periskopi.
Surroi ka tematizuar edhe çështjen e bamirësisë së kosovarëve, e për të cilën u shpreh me tone kritike. Ajo përdor dy terme për t’i dhënë një kuptim më të plotë asaj gjëje, “hallakamë” dhe “kaotike”.
“Zemërgjerësia e madhe kaotike që e dëshmuam në javën e fundit duhet të na mësojë edhe një mësim për politikën e Kosovës: se gjërat nuk duhet marrë me shumë eufori, sado që me zemërgjerësi, ngase mund të na shpijnë në kaos. Kaos më të madh se ky që e jetojmë qe dy dekada.” – shkruan Surroi.
Ajo ka folur edhe për certifikimin e rezultateve zgjedhore, duke përmendur në veçanti rolin që do të ketë presidenti i Kosovës në dhënien e mandatit te z.Albin Kurti, si kreu i partisë që doli e para në këto zgjedhje.
Ajo shpreh bindjen se Thaçi do të emërojë mandatarin edhe nga presioni i korit diplomatic në Kosovë.
Për ta lexuar të plotë shkrimin, iu ftojmë të klikoni KËTU.





















