Sport
Super trajneri e zëvendëson Kloppin te Liverpool

Gjermani ka ‘zgjuar’ Liverpoolin me sukseset e arritura, dhe këtë sezon po kërkojnë titullin e Premierligës, që mungon prej 30 vitesh.
Vetë Klopp në një deklaratë ka pranuar se mund të largohet nga Anglia në një të ardhme, dhe mediet kanë filluar spekulimet për pasuesin e tij.
Legjenda e Liverpool, John arne Risse, beson se Steven Gerrard është njeriu i duhur për të zënë vendin e Klopp.
“Gerrard do të jetë trajner i Liverpool, është trajner i mirë dhe njeri i vërtetë për Liverpoolin”, ka deklaruar Risse, përcjell lajmi.net.
“Shikoni çfarë po bën me Rangers. Po funksionon mirë dhe po vazhdon të përmirësohet. Gerrard është pasardhësi i përsosur i Klopp”./Lajmi.net/






















