Kosovë
Studimi: Shkaku i ajrit të ndotur mund të çmendemi ose të vrasim veten

Bazuar në një studim të ri, ekspozimi ndaj ajrit të ndotur jo vetëm që po shkakton sëmundje, alergji, madje dhe vdekje njerëzish, por edhe depresionin e vetëvrasjen.
Isabel Braithwaite, nga Universiteti i Londrës që e drejtoi studimin, tha se për ta bërë pastrimin e ajrit edhe më urgjent, ne kemi treguar se ndotja e ajrit mund të shkaktojë dëmtime në shëndetin tonë mendor, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Ai tregoi se, grimcat nga ajri i ndotur mund të arrijnë në tru përmes rrjedhës së gjakut dhe hundës, dhe se ndotja e ajrit është implikuar me rritje të inflamacionit, dëmtim të qelizave nervore dhe ndryshime në prodhimin e hormoneve të stresit, të cilat janë të lidhura me shëndetin e dobët mendor.
Kjo është shqetësuese për të gjithë sepse ne të gjithë ekspozohemi ndaj ajrit toksik, dhe se të gjithë ne duhet të bëjmë atë që mundemi për të kontribuar në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, shton Braithwaite.
Studime të tjera tregojnë se ndotja e ajrit shkakton një ulje “të madhe” të inteligjencës dhe është e lidhur edhe me çmendurinë.
Ndërkohë, Prishtina vazhdon të qëndrojë në top listën e vendeve më të ndotura në botë gjatë stinës së dimrit. Kujtojmë qe ditë më parë në Rahovec ndotja e ajrit ka arritur koeficientin 719, që i bie të jetë në shkallë më të lartë të ndotjes./Periskopi





















