Connect with us

Shëndetësi

Studim: Burrat me varësi nga alkooli kanë më shumë gjasa të jenë abuzivë

Publikuar

Burrat që kanë varësi nga alkooli ose droga kanë gjashtë ose shtatë herë më shumë gjasa të jenë të dhunshëm dhe abuzivë ndaj grave dhe në familje, krahasuar me të tjerët, tregon një studim i realizuar së fundmi.

Hulumtimi, i botuar në revistën online PLOS-Medicine, analizoi qindra mijëra të dhëna mjekësore dhe të dhëna policore nga Suedia për një periudhë 16 vjeçare.

Të dhënat gjithashtu gjetën një rrezik të shtuar të dhunës nga partnerët midis burrave me sëmundje mendore dhe çrregullime të sjelljes, megjithëse nuk ishte aq i theksuar sa në grupin me probleme me alkoolin ose drogat.

Profesori i Universitetit të Oksfordit, Seena Fazel, i cili drejtoi studimin, tha se gjetjet sugjerojnë se dhuna në familje mund të zvogëlohej me përmirësimin në shërbimet e trajtimit të drogës dhe alkoolit dhe një monitorim më të mirë të shkelësve.

NA NDIQ NË FACEBOOK