Sport
Sportistët më të paguar në Zvicër – ku renditen Xhaka dhe Shaqiri?

Granit Xhaka është i dyti në listën e prezantuar nga gazeta Blik.
Mesfushori i Arsenalit paguhet 13.2 milionë Franga në vit, një kontratë e cila u negociua për shumë muaj me formacionin londinez.
Granit Xhaka lihet pas në listë nga Klint Kapela, basketbollisti i Hjuston Rokets që merr 15.2 milionë franga zvicerane falë akordit me gjigantët e NBA.
Hokej dhe futbolli janë dy sportet që kanë më së shumti lojtarë, nga 4 gjithsej dhe basketbolli e tenisi kanë nga një përfaqësues.
Mesfushori i Liverpulit, Xherdan Shaqiri është i pesti në listën e sportistëve zviceranë më të vlerësuar financiarisht me 7.93 milionë franga të fituara gjatë këtij viti.























