Connect with us

Kosovë

Spahiu pas dështimit në PISA: Qe pse shqiptarët nuk e kuptojnë konceptin e kombit kosovar

Publikuar

Edhe Nexhmedin Spahiu, publicisti kontrovers nga Mitrovica, ka reaguar pas zhgënjimit të madh që prodhoi publikimi i rezultateve nga testi ndërkombëtar i PISA-s për Kosovën dhe Shqipërinë.

Z.Spahiu nuk është marrë vetëm me Kosovën, por edhe me Shqipërinë. Si duket ai ka numëruar së mbrapshti pozicionet e vendit tonë fqinj për të kuptuar se ndodhet në vendin e 17 nga fundi, ndërkohë që ka përmendur edhe pozicionin katastrofal të Kosovës.

Natyrisht, as rezultati i Shqipërisë nuk është aspak i mirë, dhe kjo e ka bërë Spahiun që të konstatojë arsyen e “mos-kuptimit të konceptit të kombit” në hapësirën shqiptare, përcjell Periskopi.

“Kosova e treta prej fundit në PISA, (shyqyr nuk është më e para prej fundit) kurse Shqipëria e 17-ta prej fundit e unë habitem pse shqiptarët as në Kosovë e madje as në Shqipëri nuk e kuptojnë konceptin e kombit.” – ka shkruar ai në Facebook-un e tij.

Më tej, ai ka sugjeruar se vendet tona do të duhej t’i shkollonin edhe ministrat e arsimit. Kujtojmë se ministër i Arsimit në Kosovë është z.Shyqiri Bytyqi ndërkaq ministre e arsimit në Shqipëri është znj.Besa Shahini.

Ky është reagimi i plotë dhe i paredaktuar i Spahiut:

Kosova e treta prej fundit në PISA, (shyqyr nuk është më e para prej fundit) kurse Shqipëria e 17-ta prej fundit e unë habitem pse shqiptarët as në Kosovë e madje as në Shqipëri nuk e kuptojnë konceptin e kombit. Ku ta kuptojnë kur tekstet shkollore i kanë katastrofë?. Duhet me i shkollu së pari ministrat e arsimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK