Lajme
Sot shemben godinat te Universiteti Bujqësor! U dëmtuan nga tërmeti, do sheshohen me lëndë plasëse

Tërmeti i 26 nëntorit nuk kurseu as dy godina te Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimet për shembjen e godinave në Universitetin Bujqësor të Kamzës, të cilat për shkak të amortizimit dhe tërmetit janë kthyer në një rrezik për jetën e familjeve dhe studentëve që strehohen to.
Bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit, duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë, si dhe 2 konvikte ku qëndronin studentët. Veliaj nënvizoi se familjet do të marrin bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës për 1 vit, ndërsa studentët do të marin rimbursim të plotë.
Godinat aktualisht janë boshatisur, ndërkohë që po vendoset sasia e duhur e lëndës plasëse që do t’i rrafshojë godinat në fjalë rreth orës 15:00.
















