Connect with us

Sport

Solskjaer tregon sa lojtarë do t’i transferojë Man Utd në janar

Publikuar

‘Djajtë e Kuq’ janë përfolur për transferimin e shumë lojtarëve në fazën e sulmit, pas në verën e fundit kanë humbur Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchez.

Sulmuesi norvegjez Erling Braut Haalnd është një nga lojtarët që po pëlqehet nga Manchester United, i cili këtë sezon në 22 paraqitje ka shënuar 28 gola.

“Ne po kërkojmë të forcohemi në shumë pozicione”, ka deklaruar Solskjaer, përcjell lajmi.net.

“Nëse shikoni skuadrën tonë në krahasim me të tjerët, ne jemi aty, por duhen edhe dy ose tre lojtarë për të pasur një skuadër me numra të mjaftueshëm gjatë një sezoni të gjatë, dhe ne do të shohim çfarë do të nënshkruajmë”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK