Sport
Solskjaer tregon arsyen pse Pogba mbeti jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Burnley

Manchester United aktualisht po luan ndeshjen në udhëtim kundër Burnley (ka filluar në ora 20:45).
Me ‘Djajtë e kuq’ në këtë ndeshje nuk është përfshirë edhe Paul Pogba, i cili së fundmi ka vuajtur disa lëndime.
“Pogba ka luajtur dy ndeshje tani dhe ka qenë jashtë për një kohë të gjatë, kështu që nuk menduam se është veprim i duhur që të merr pjesë edhe sot” ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.
Lënia e Pogba jashtë skuadrës nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, por trajneri norvegjez ka qartësuar çdo gjë. /Lajmi.net/






















