Sport
Sokratis tregon ‘ilaçin’ për rikthimin e madh të Arsenal

Sokratis insiston se një fitore ndaj Manchester City në vikend do të bënte që ‘Gunners’ të rikthehen në formën e duhur.
Lojtari është shprehur se skuadra e tij ka kualitetin e duhur për të arritur një fitore, që do të ishte një nismë e re për ta.
“Sigurisht, është një sfidë e vështirë. Ndonjëherë, ka disa lojë ku mund të shpërthesh. Na duhet një ndeshje e mirë që ne të shpërthejmë” ka thënë Sokratis, transmeton lajmi.net.
31 vjeçari ka kërkuar më shumë nga shokët e skuadrës, në mënyrë që skuadra të mbajë ecurinë e rezultateve pozitive. /Lajmi.net/






















