Sport
Skuadra e Serie C: Kur vijmë në Serie A, e marrim trajner Ancelottin

Galliani është drejtor sportiv i Monza në Serie C, skuadër e cila është në pronësi të Silvio Berlusconit, ish presidentit të Milanit.
Monza këtë sezon në Serie C, po prinë dukshëm në tabelë, duke shkuar sigurt drejt Serie B.
Por, Galliani pret që Monza shumë shpejtë të jetë në Serie A, dhe atëherë për trajner do të angazhojë Carlo Ancelottin, me të cilin ka bashkëpunuar te Milan.
“Kur të hyjmë në Serie A, do ta emërojmë menjëherë trajner Ancelottin”, ka deklaruar Galliani, përcjell lajmi.net.
“Ai është një trajner që del nga situatat më të komplikuara. Mund t’i besoni atij verbërisht, sepse ai ka gjithçka, nga njohja, komunikimi, e deri te qëndrimi në zhveshtore”./Lajmi.net/






















