Sport
Skuadra e Rangers kërkon të aplikohet VAR-i edhe në Premierligën e Skocisë

‘Old Firm’ u zhvillua gjatë javës së kaluar, me Rangers që morën fitore të madhe në shtëpinë e Celtic.
Por, gjatë ndeshjes së madhe, kishte disa vendime të gjyqtarit që u cilësuan si kontroverse, duke përfshirë kartonin e kuq të Alfredo Morelos, në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas ndeshjes, bordi i Rangers ka bërë të ditur se klubi përkrahë aplikimin e VAR në Premierligën e Skocisë, transmeton lajmi.net.
Në deklaratën e lëshuar përmes faqes zyrtare të klubit, Rangers kërkojnë që kjo gjë të ndodh për të minimizuar gabimet e gjyqtarëve.
Sigurisht, me një korrektësi të madhe, ata heqin barën nga gjyqtari i ndeshjes, duke pasur parasysh se gabimet mund të ndodhin.
Mbetet të shihet nëse federata skoceze do t’i marrë parasysh kërkesat e skuadrës së Rangers, lidhur me VAR. /Lajmi.net/






















