Lajme
Shtohet numri i shqiptarëve në diplomaci, ja emrat e ambasadorëve të rinj

Është publikuar lista e ambasadorëve të Maqedonisë që do të përfaqësojnë shtetin nëpër vende të ndryshme të botës e që në këtë mënyrë po plotësohen shumë vende të zbraza që ishin deri më tani nëpër përfaqësitë konsullare diplomatike.
Lista e ambasadorëve shqiptarë është publikuar edhe nga zv kryeministri Bujar Osmani, ndërsa duhet të përmendur fakti se përfaqësimi i shqiptarëve po bëhet gjithnjë edhe më i fuqishëm nëpër selitë diplomatike, shkruan Zyrtare.net
12 ambasadorët shqiptarë:
1. Milaim Fetai – Zagreb
2. Rami Rexhepi – Romë
3. Teuta Demjaha- Kombet e Bashkuara Zhenevë
4. Shaban Jashari – Doha, Katar
5. Agron Buxhaku – Otavë, Kanada
6. Shpresa Jusufi – Prishtinë
7. Faton Bejta – Kopenhagë, Danimarkë
8. Ramadan Nazifi – Berlin
9. Abdul Kader Memedi – Abu Dabi, Emirate
10. Sergjim Muhamedi – Osllo, Norvegji
11. Qenan Ramadani – Bern, Zvicër
12. Ekrem Ebibi – Sarajevë
/zyrtare.net/












