Connect with us

Lajme

Shqiptari qëllohet për vdekje në sy të familjes (EMRI+FOTO)

Publikuar

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në vigjilje të Krishtlindjes në Britani. Shtetasi shqiptar Flamur Beqiri është qëlluar për vdekje në sy të familjes së tij, pasi kishin kaluar një natë jashtë. Ai ka dhe shtetësi suedeze dhe u vra në Battersea Church Road në jugperëndim të Londrës rreth orës 21:00, njofton BBC.

Flamur Beqiri njihej si Alex, mbante 20/20 rekorde dhe sipas faqes Weddin Style Magazine, u martua me Debora Krasniqi në Cernobbo, në Lake Como në tetor vitin e kaluar. Ai është vëllai i Misse Beqiri, një modele që u shfaq në një Reality Show “Real Housewife of Cheshire”.

36-vjeçari, i cili kishte bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes nga shërbimet e emergjencës.

Fqinjët reaguan se dëgjuan të shtëna nga armë të shumta dhe britmat e një gruaje që thërriste dëshpërimisht për ndihmë. Fqinja Vittoia Amati, 60 vjeçe, tha se ajo kishte dëgjuar 8-10 të shtëna.

“Pastaj dëgjova ulërimat e së shoqes. Erdha dhe pashë se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë përpara derës së shtëpisë në një pellg gjaku. Ishte akoma gjallë. Ju nuk e keni idenë sa e dëshpëruar dukej gruaja e tij”.

Një grua e re, e cila e identifikoi veten si infermiere, u përpoq ta ndihmonte Beqirin duke ushtruar presion mbi plagët për t’i ndaluar gjakderdhjen, tha zonja Amati.

Inspektori Jamie Stevenson tha: “Hetimi ynë është ende në hapat e para dhe ne jemi duke punuar që të kuptojmë motivin që e çoi një njeri t’i merrte jetën në një mënyrë aq të tmerrshme Natën e Krishtlindjeve përpara syve të familjes së tij.

Ata janë të rënduar shumë nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe ne po i mbështesim me oficerë të specializuar. Ne dimë që viktima po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijën e vogël pasi kishin kaluar darkën jashtë, kur ai u qëllua disa metra larg shtëpisë së tij.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK