Connect with us

Lajme

Shqiptari na bën krenar të gjithëve, bursë e plotë në Harvard

Publikuar

Kolegji “Turgut Ozal” Durrës që fal përvojës së gjatë në arsimin shqiptar njihet për sukseset e vazhdueshme, fal punës dinjitoze që bën me nxënësit, ka arritur një tjetër sukses të madh për arsimin shqiptar në tërësi.

Maturanti  Gred Braho falë inteligjencës, punës sistematike të palodhur arriti të pranohet në Universitetin e Harvard-it me bursë të plotë.

Nxënësi i shkëlqyer Braho me këtë arritje nuk ka bërë krenar vetëm familjen dhe shkollën ku studion por edhe Shqipërinë.  Fal punës se mrekullueshme të stafit të Kolegjit “Turgut Ozal”, maturanti Gred Braho do ketë fatin që të përfaqësoj Shqipërinë në një nga 3 Universitet më të mira në Botë.

Kjo arritje kaq e rëndësishme e kolegjit “Turgut Ozal” është përshëndetur edhe nga Kryeministi Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK