Connect with us

Lajme

“Shqiptarët gjysmë debila”/ Nuk përmbahet Artan Fuga

Published

on

Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!” Kështu shprehet akdamiku Artan Fuga, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa i referohet publikimeve të bisedave që politikanët tanë, bëjnë me banorët teksa vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti.

Duke kritikuar ashpër këto publikime, Fuga shkruan se video e biseda të tilla, i paraqesin shqiptarët si një popull servil, të pakulturuar e gjysëm debila.

Pasqyra që na rrënon dinjitetin.
———————————
Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysëm bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal, është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mënçur, dhe kritikë, na paraqesin neve pra si një popull:

servil,
hipokrit,
të paditur,
të pakulturuar,
të nënshtruar,
gjysëm debila,
madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike!

Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë,

Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë.

Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës.

Me vjen keq për këtë pamje të llahtarëshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë!

Nuk është ky populli im!

Unë e di që ata luajnë teatër,
bëj kuvendin sipas vendit,
shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimrore!

Tregti e detyruar!

Fake Neës i llahtarshëm!

Ndaleni këtë rregji se nuk na ka hije!

Lutem!

Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!

Nuk ka nevojë t’a shtojmë edhe më!

NA NDIQ NË FACEBOOK