Connect with us

Kosovë

Shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re, trupat zbarkojnë në ishull për rikuperimin e viktimave

Publikuar

Trupat e Zelandës së Re kanë zbarkuar në Ishullin të Bardhë për të rikuperuar kufomat e njerëzve që u vranë kur shpërtheu vullkani të hënën.

Operacioni i shpejtë u nis megjithë rrezikun e një shpërthimi tjetër.

Trupat e tetë personave mendohet se janë në ishull.

Tetë të tjerë tashmë janë konfirmuar të vdekur dhe 20 janë në kujdesin intensiv me djegie të rënda.

Rreth orës 10:00 në kohë lokale,  Zëvendëskomisioneri i Policisë John Tims, tha që operacioni ishte i avancuar dhe se do të vazhdojë për disa orë të tjera. Kushtet në ishull mbeten të favorshme, tha ai.

Rreth 47 vizitorë nga e gjithë bota ishin në ishull kur shpërtheu vullkani.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK