Connect with us

Shëndetësi

Shpërthimi i fruthit në Samoa – Familjeve të pavaksinuara u kërkohet të vendosin flamuj të kuq jashtë shtëpive

Publikuar

Samoa, vend ky që është goditur nga fruthi, ka marrë vendim që t’u kërkohet familjeve të cilat nuk janë vaksinuar kundër fruthit varnin një flamur të kuq jashtë shtëpive të tyre për të ndihmuar në luftimin shpërthimit vdekjeprurës të sëmundjes.

Flamujt do të ndihmojnë ekipet mjekësore që udhëtojnë derë më derë duke lokalizuar banorët që kanë nevojë për vaksina.

Qeveria thotë se më shumë se 4,000 njerëz janë infektuar nga një popullsi prej 200,000 banorësh.

Gjashtëdhjetë njerëz kanë vdekur deri më tani, shumë prej të cilëve ishin fëmijë nën pesë vjeç.

Samoa shpalli gjendje të jashtëzakonshme në nëntor për të luftuar shpërthimin dhe vaksinimet tani janë të detyrueshme.

Të gjitha shkollat janë të mbyllura dhe fëmijët nën 17 vjeç janë të ndaluar nga tubimet publike.

Zyrtarët samoanë thonë se niveli i vaksinimit tani ka arritur në rreth 55%.