Connect with us

Lajme

Shpërthim tritoli në një banesë në Vlorë

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës gjatë orëve të natës.

Mësohet se një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen ‘Kushtrimi’, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Jetnor Devolli.

Ndëkrohë njoftohte se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.