Connect with us

Lajme

Shpërthim me tritol në automjetin e prokurorit të Vlorës

Publikuar

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet në Vlorë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se tritoli i është vënë automjetit të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Vetë prokurori shihet në foto bashkë me disa persona të tjerë teksa komunikon rreth ngjarjes.

Ky është atentati i dytë që i bëhet një prokurori ku më herë iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

NA NDIQ NË FACEBOOK