Connect with us

Lajme

Shpërthen ish drejtori i “Rilindjes”: Qeveri me kurva

Publikuar

Nga Shemsi Prenci

Qeveri me “ KURVA”, për ta shkaterruar qeverisjen dhe Komitet Për Rindertim me Oligark, Mafjoz, OJF e Vullnetar…….!

Edhe në kulmin e një fatkeqësie natyrore termeti, nuk ndalon hipokrizia e Timonjerit tonë….!
Edhe dheut do ja tregojmë se sa mëkatar kemi qenë e jemi për faktin se si edhe një herë të vetme, nuk mendohemi kur zgjedhim të zotin e shtëpisë…..!
Mjafton të na shfaqet një “lypës” votash veshur sportiv me një numur stampuar( jo si sportist), por si targë Partie, duke kerkuar tepsi apo timon dhe ne pa u mendur turremi drejt kutive të votimit sikur vertet po zgjedhim shoferin e fugonit për të shkuar për në Zall-Bastar ase shoferin e autobizit firzamonik të unasës së Tiranës dhe shumë vonë kuptojmë mëkatin që kemi bërë…!
Dhe këtë e kuptojmë vetem pak ditë, javë e muaj , at’herë kur fillojnë të shtohet arroganca e shtetit dhe vuajtjet dhe ndërkohë na kujtohet shprehja: “na jepni timonin të vetem dhe do ta shikoni” ose “nuk keni parë gjë akoma”…..!!!!!!
Dhe në fakt tani po i shikojmë të gjitha: – “termet votash”….!
– termet prej natyre.
-“termet prej budalliku “ te timonjerve që vetë jua dhanë timonin…..!
E kështu nga të gjithë këto termete pamë një Shqiperi të shkaterruar, një Qeveri apatike dhe në kolaps, një pushtet vendor që gëzohet për nivelin e fat’keqësisë dhe mburret për Hotelet me “5 yje” te cilat kurrë nuk i kishim parë e madje nuk do mundeshim ti shikonim as në ëndrra…….!!!!
Dhe këta janë përsëri të “zgjedhurit” tanë, të cilët kurrë nuk i zgjodhem por na i emruan me sistemin e ri “demokratik” që është instaluar në vendin tonë.
Ndërkohë fare pa pritur duke dështuar me të “zgjedhurit” më pa integritet dhe profesionist sajohen :
– Emrime në detyrë të veglave qorre të ish Kryetarëve 12 vjeçar të cilët kanë shkaterruar qytete dhe urbanizimin e tyre dhe kjo tregon se si Kreu i KÇK e ka të vishtirë të ndahet nga “dashnoret” e vjetra të kategorisë Gjushi i cili , në diten e fatkeqësië që pllakosi qytetin që kish masakruar për 12 vite, e braktisi dhe ju drejtua ujkendit jasht Shqiperisë…..! Papergjegjshmëri..!
Së fundi Timonjeri shfaqet me një “Patent të Re”, duke ftuar oligark, por fatkeqësisht dhe përsonalitete të nderuar që drejtojnë OJF ose Vullnetarizma , për ti bërë pjesë të përgjegjësisë për rindertimin e asajë që me shumë kujdes e shkaterroj me Qeverinë e “Kurvave” që me shumë kujdes e ndërtoj më shumë se 6 vite më parë dhe madje e restauroj dhe rifreskoj me të tjera “Kurva” , të cilat nuk janë në gjendje ti dalin zotë halleve të Shqipëtarëve…..!!
Tryeza e sotme e Timonjerit do të ishte e udhës që sotë më shumë se kurrë duhet të ishte kompozuar me profesorët e sizmiologjisë, gjeologjisë , profesor të Akademisë Shkencave, Profesor të fushes së ndertimit, ekonomisë me qëllim që të rritej besimi në pjesën e komunitetit të lënduar e të traumatiziar dhe të ngjallte shores te gjithë Shqiptaria.
Gjithsesi jam i bindur se: çdo Shqipëtar e Shqiptare do e japë kontributin e vetë në shenjë solidariteti, ashtu si e ka treguar shpirtërisht deri më sot dhe do të ndikojë në permirsimin e situatës.
Rroftë Solidariteti Shqipëtar dhe gjithë Shqipëtarët kudo që janë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK