Connect with us

Lajme

Shpërblimet për pensionistët, grafiku i shpërndarjes/ Detajet

Publikuar

Pas miratimit të shpërblimeve të fundvitit 2019 për kategorinë e pensionistëve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare kanë shpallur shpërndarjes së shpërblimeve.

Sipas grafikut, shpërndarja e shpërblimeve prej 3 mijë lek, do të bëhet e mundur nga data 25 dhjetor deri më 31 dhjetor 2019.

Detajet për datat e pagesës së shpërblimeve vijojnë si më poshtë:

• Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 5 dhjetor.

• Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 6-9 dhjetor.

• Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 10-13 dhjetor.

• Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 14-26 dhjetor.

• Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 17-20 dhjetor.

• Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 21-24 dhjetor.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK