Connect with us

Lajme

Shkrumbohen nga zjarri 12 apartamente në Pogradec (VIDEO)

Publikuar

më

Një pallat pesë katesh u shkrumbua nga zjarri ditën e shtunë.

Në pallat ende nuk është shuar tymi.

Çdo gjë brenda është shkrumbuar totalisht.

Banorët thonë se fatkeqësia mund të ishte më e vogël, nëse shërbimi zjarrfikës do të ishte më i organizuar.

Zjarri që përfshiu të shtunën pallatin në Pogradec nuk ka lënë asnjë send të pashkrumbuar.

Edhe pasi kanë kaluar 24 orë nga momenti i përfshirjes në flakë, tymi është ende prezent.

Kamera e ABC News u fut në pallatin pesë katësh ku u shkrumbuan totalisht 12 apartamente.

Zjarri nuk ka kursyer asgjë, veçse këto dy lule të vendosura në dritaren e njërit prej apartamenteve, si shenjë që aty ka pasur jetë.

Muret dhe mobiliet e banesave janë e shkrumbuara.

Frika dhe tymi nuk ka zmbrapsur banorët të rikthehen në atë që ishte streha e dyte deri të shtunën.

Ata janë të tronditur nga çfarë shohin.

Banorët nuk do të mund të marrin asgjë prej asaj që ka qenë e tyrja në këtë pallat.

Për të përballuar këtë emergjencë, zjarrfikësit nuk kanë qenë të përgatitur, as me elementin bazë që është uji.

Banorët dhe të afërmit e tyre thonë se fatkeqësia e tyre mund të ishte më e vogël nëse forcat zjarrfikese do të ishin të organizuara dhe mjetet të kontrolluara më parë.

Siç duket çdo gjë ka qenë kaotike në momentin që janë lajmëruar për një emergjencë.

“Zjarrfikëset nuk kishin ujë. Të gjitha zjarrfikëset që erdhën nga rrethet nuk kishin ujë”, tha një prej banorëve.

Hapi i radhës nga autoritet është kryerja e vlerësimit të këtij objekti.

Dëme janë të dukshme dhe të mëdha, siç thotë edhe Avni Myrte, specialist i emergjencave ne bashkine e Pogradecit.

“Është duke u punuar për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar në këtë pallat. Vendimi i qeverisë parashikon që vetëm 50 përqind  e dëmit dëmshpërblehet ndërsa 50 përqind nga vetë i dëmtuari”, tha Myrte.

Zyrtari i Bashkisë tregoi edhe si do të veprohet me dëmshpërblimin e familjeve të këtij pallati.

Shqipëri13 minutes ago

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

Lajme1 hour ago

Kurti takon ministrin irlandez në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

Maqedoni3 hours ago

Kryeministri le ta respektojë vetë Kushtetutën, pastaj të kërkojë respektim nga ne!

Shqipëri3 hours ago

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Maqedoni5 hours ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri6 hours ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme6 hours ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme6 hours ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni7 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë8 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni8 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri8 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

NA NDIQ NË FACEBOOK