Kosovë
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re

Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve si pasojë e një shpërthimi të një vullkani i cili ndodhi në Zelandën e Re.
Sipas Policisë, disa prej të prekurve rezultojnë të zhdukur, shkruan BBC.
Disa turistë u panë duke ecur brenda kraterit të vullkanit të ishullit të Bardhë, vetëm disa momente para shpërthimit.
Policia tha se 23 persona janë shpëtuar, por ka paralajmëruar se kushtet po pengonin operacionin. Për të ndihmuar policinë, ka dalë edhe ushtria e Zelandës së Re, përcjell Periskopi.




















