Connect with us

Shëndetësi

Shkencëtarët krijojnë mbështjellëse plastike që u reziston baktereve

Publikuar

Shkencëtarë kanë krijuar një mbështjellëse plastike që vetë-pastrohet i cili zmbraps bakteret dhe mund të përdoret për të parandaluar transferimin e superbaktereve rezistente ndaj antibiotikëve, si dhe formave të tjera të baktereve të rrezikshme.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti McMaster i Kanadasë përdori një kombinim të inxhinierisë dhe kimise për të zhvilluar një sipërfaqe plastike – një formë e mbështjellësit transparent – e cila largon të gjitha llojet e baktereve.

Mbulesa plastike mund të shtrëngohet në sipërfaqe që konsiderohen si baza të zakonshme për shumimin e baktereve si MRSA – siç janë dorezat e dyerve, kangjellat dhe tavolinat.

“Ne e zhvilluam mbështjellësin për të adresuar kërcënimin kryesor që paraqesin bakteret rezistente ndaj shumë ilaçeve” i tha CNN Leyla Soleymani, e cila bashkë-drejtoi studimin, botuar në revistën ACS Nano.

NA NDIQ NË FACEBOOK