Connect with us

Kosovë

Serwer ka disa porosi për Vuçiqin lidhur me hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Publikuar

Eksperti amerikan për Ballkan Daniel Serwer ka thënë se pret nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të mos e pengojë zhvillimin e procesit i cili po zhvillohet në Kosovë për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Si do të reagojë Serbia në informatën mbi ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Kosovë – është pyetje për presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ky reagim nuk varet nga Marko Gjuriq, ka deklaruar për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe Daniel Server, profesor i Universitetit të Uashingtonit John Hopkins.

Pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ka kumtuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave dhe se janë në kërkim edhe tre të tjerë që janë në arrati, Gjuriq ka vlerësuar se bëhet fjalë për procesin politikisht të montuar.

Mirëpo Server, pikërisht këtë moment aktual e sheh si mundësi të bashkëpunimit të dyja palëve.

“Pres që Aleksandar Vuçiq do të ankohet, por shpresoj se nuk do ta pengojë procesin dhe do të bashkëpunojë në gjetjen e tre personave tjerë ndaj të cilëve është shpallur fletë arresti. Dhe se do të kuptojë se nuk ka mënyrë tjetër që kjo çështje të përfundojë. Në kompetencë të Kosovës është ta zbatojë ligjin në territorin e saj, gjë që vlen edhe për Serbinë në territor të vet”, ka thënë Server.

“Nëse kundër gjashtë të akuzuarve ka prova të forta, atëherë duhet të gjykohen në Kosovë, Beogradi me këtë është pajtuar në vitin 2013 me Marrëveshje Politike. Kjo nuk është temë për të cilën mund të bisedohet, ky është premtimi i Beogradit i cili duhet të përmbushet”, ka thënë Server.

I pyetur se a mund të pritet ngecje në bashkëpunim, duke marrë parasysh se njëri nga të dyshuarit kryesor në këtë lëndë është Millan Radojiçiq, funksionar i lartë i Listës Serbe, ai ka thënë se duhet të ketë bashkëpunim dhe se ka, por do të shihet se sa larg do të shkohet me rastin Radoiçiq.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK